“Të mos humbasim kohë”, Gogu nga komisioni hetimor për TIMS: Jemi dakord parimisht me kalendarin, por…

Zëvendës kryetari i Komisionit Hetimor për menaxhimin e të dhënave të sistemit TIMS, Toni Gogu, ka deklaruar se mazhoranca është dakord në parim për miratimin e kalendarit të planit të punës, por ka propozuar që vendimet për dëshmitarë të merren veç e veç.

Ai u shpreh se çdo minutë kur flasin anëtarët e komisionit, është kohë e marrë nga koha që mund të merreshin në pyetje dëshmitarët, ndaj ka kërkuar të mos humbet më kohë.

“Çdo minutë që flasim ne merret nga koha që do të flasin dëshmitarët. Ndaj propozoj të nisim menjëherë me votimin e kalendarin e hetimeve, ne nuk kemi asnjë kundërshtim,. Por për ekonominë e komisionit vendimet është mirë të merreshin për secilin dëshmitar.

Ajo çfarë shoh aty është një dëshmitar psh që duhet të marrim leje nga Prokurori pas është në masë arresti. Për këtë arsye nuk e kalojmë dot në bllok. Të mos humbasim kohë”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×