Çfarë prodhoi takimi mes Erdogan dhe Mitostakis? Kryetari i Vatrës në Stamboll: Vetëm ekstremistët nuk presin këto zhvillime, u arritën marrvëshje

Kryetari i Vatrës për Stambollin, Bora Zukali në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar vizitën e Mitsotakis në Ankara.

Zukali theksoi se vetëm ekstremistët nuk presin këto takime tepër të rëndësishme. Ai tha se janë arritur shumë marrëveshje, që iu shërbejnë qytetarëve turq dhe atyre grekë.

Bora Zukali: Greqia dhe Turqia janë aleate të NATO-s, që kanë probleme me fenë dhe të tjera. Pritja e Mitsotakis në Ankara ishte e mirë. Vetëm ekstremistët nuk i mirëpresin këto zhvillime. Janë arritur edhe disa marrëveshje. Janë arritur marrëveshje edhe për tregtinë, gjë që është tepër e rëndësishme. Përditë grekët shkojnë në Turqi dhe turqit shkojnë në Greqi dhe prandaj bashkëpunimi është tepër i rëndësishëm. E rëndësishme është dhe marrja e vizave, janë arritur marrëveshje për të zgjidhur disa probleme. Shën Sofia u bë Xhamia Sofia dhe tani do kalojë si Muzeu Sofia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook