Në rubrikën ‘’Çështja e Ditës’’nga Klevin Muka në News 24 ishte i ftuar gazetari i kronikës Igli Çelmeta.
Tema e rubrikës ishtë operacioni i SPAK ku u lëshuan 50-urdhër arreste.
Gazetari Çelmeta u shpreh se përfshirja e 4 efektivëve të policisë në këtë operacion ul besueshmërinë tek qytetarët sepse bisedat e zbërthyera në Skyy dhe Encro Chat treguan bashkëpunimin e krimit me policinë.
Më tej Çelmeta shtroi disa pikpyetje lidhur me Forcat Operacjonale të cilat si rrallë herë nuk kanë qenë pjesë e ekzekutimit të urdhër arresteve. Teksa sipas burimeve të tij ata kanë pasur informacion pasi ditën e operacionit asnjë prej të përfshirëve nuk është paraqitur në punë.
Teksa ëshë e pafalshme sesi Henerigert Mitri dhe Klodjan Shani ende nuk janë arrestuar, por janë pezulluar nga puna.