Zyrtarizimi çështje kohe, Barcelona gjen trajnerin e ri

Hansi Flick është gati të bëhet trajneri i ri i Barcelonës. Pas përfundimit të sezonit, i cili pa skuadrën katalanase të mos fitonte asnjë trofe, u pa i nevojshëm një ndryshim në pankinë.

Sipas asaj që raporton edicioni online i Sport, njoftimi zyrtar i firmës së teknikut gjerman duhet të arrijë nesër në mëngjes ndërsa tek momenti i nënshkrimit  nuk do jenë të pranishme mediat, prezent do të jenë vetëm presidenti Laporta, drejtuesit dhe bordi. Barcelona  shpreson se Flick do të jetë pasuesi i duhur i Xavit.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×