Gazetari Sejdarasi: Gati 50 përqind e familjeve shqiptare jetojnë nën minimumin jetik. Asnjë qeveri nuk e ka pasur…

Gazetari Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se afër 50 përqind e familjeve shqiptare sot jetojnë nën minimumin jetik.

Sejdarasi theksoi se asnjë qeveri nuk e ka pasur prioritet, që të vendosë minimumin jetik. Ai tha se nëse vendoset minimumi jetik, atëherë i bie që mos të ketë pension më të ulët se 180 mijë lekë të vjetra.

Bardhi Sejdarasi: Afër 50 përqind e familjeve shqiptare jetojnë nën minimumin jetik. Minimumi jetik është që të mbulosh shpenzimet e përditshme. Pra, një person duhet të ketë së paku 6 euro në ditë. Të gjitha qeveritë pa përjashtim, që e kanë pasur detyrim ligjor minimumin jetik, i bie që nuk do jenë këto pensione që janë. Pra, merret një bazë që është minimumi jetik dhe më pas llogariten edhe pagat. Nuk ka qenë pra as iniciativa nga qeveritë që të ketë minimumin jetik.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×