Arrestimi i Gerald Shehut, reagon Taulant Balla: Përgëzime policisë për shpejtësinë e zbardhjes së ngjarjes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një postimi lidhur me vrasjen e punonjësit të një hoteli në Dhërmi, Eraldo Nevruzi.

Balla ka përgëzuar policinë për reagimin e menjëherëshëm dhre zbardhjen e ngjarjes.

Postimi i Ballës:

Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë. Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×