“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”/ Pas kësaj deklarate çfarë i bëri bashkë Mozzik dhe Loredanën

640-0-5da07252559a4-2

Loredana Zefi dhe Gramoz Aliu ose i njohur si Mozzik, janë ndër emrat më të njohur në industrinë tonë muzikore.

Nga partner në skenë dhe në jetë disa kohë më parë, duket se tashmë vajza e tyre Hana është e vetmja nyje që i lidh reperët. Së fundmi një detaj i vogël i ka bërë bashkë dy artistët. Ditën e sotme në mesnatë Loredana ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Noizyn, ndërsa Mozzik nga ana tjetër në të njëjtën kohë ka lançuar bashkëpunimin e tij me Butrint Imerin dhe Taynen.

Loredana♥️#Mozzik💙#Hana💖 | Fantasy aesthetic, Rapper, Hana

Nuk e dimë nëse e gjithë kjo ishte e qëllimshme, por me sa duket dyshja pas marrëdhënies së tyre të komplikuar kanë lënë pas gjithçka dhe po shohin përpara me jetën dhe karrierën e tyre.

Ju kujtojmë gjithashtu që disa javë më parë Mozzik është shprehur se ishte single por gjërat duken se ndryshuan për këngëtarin. Katër ditë më parë reperi i habiti të gjithë me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale. Teksa ka pozuar brenda një makine ‘cabriolet’ duke buzëqeshur, Mozzik shkroi:

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, duke e lënë të nënkuptojnë se mbase artisti e ka gjetur vajzën që i ka rrëmbyer zemrën ose është në kërkim por që siç e tregon dhe Gramozi, është e sigurt që beqar nuk do të jetë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×