Francë/ Kokainë dhe mijëra euro, 60 policë angazhohen për të shkatërruar bandën e 8 shqiptarëve (FOTO)

Fuqknonxwaqqamn

Përfshirja në trafikun e drogës ka rezultuar fatal për 8 shtetas shqiptarë, të cilët janë arrestuar në Annecy të Francës.

Sipas njoftimit nga Prokuroria e Annecy, shqiptarët e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në zonë duke shitur kryesisht droga të rënda, si kokainë dhe heroinë.

Në operacionin për ndalimin e tyre janë përfshirë 60 efektiv policie, ndërsa bëhet me dije se hetimi ndaj bandës kishte nisur që në 27 tetor të vitit të kaluar.

Gjithashtu mësohet se 8 shqiptarëve u janë gjetur 17 mijë euro cash, një kilogram heroinë, 150 gramë kokainë dhe 4 automjete.

Ata kanë dalë para para gjykatës dhe akuzohen për “trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal”, ndërsa theksohet rrezikojnë deri në 10 vite burg.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×