“Mijëra shqiptarë mposhtën frikën”, Veliaj dhe ambasadori gjerman përkujtojnë 2 korrikun e 1990

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar sot 2 korrikun 1990, ditën kur mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja.

“Së bashku me ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner, dhe miq të tjerë, dëshmitarë të ngjarjeve të fillimviteve ’90, përkujtuam sot 2 Korrikun 1990, ditën kur mijëra shqiptarë mposhtën frikën dhe hynë me guxim në ambasadat e huaja, në kërkim të një jete më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre.

Ky monument në hyrje të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë do të shërbejë si kujtesë e atyre ngjarjeve”, shkruan Veliaj në një postim në rrjet.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×