“Qenke idiot ti, legen…”, Shabani-Bardhit: O shpifës, e kupton se…

Gazment Bardhi dhe Endri Shabani u përfshinë në debat mes tyre në emisionin “Open” në News24, ku nuk kanë munguar as fyerjet mes tyre.

Bardhi akuzoi Shabanin se ka përfituar fonde nga Edi Rama.

“Ke marrë 200 mijë euro, ke dy persona të punësuar, ju punëson Edi Rama, të ka punësuar si kryetar partie që të dalësh në studio dhe t’i shërbesh Edi Ramës. Nuk ke asnjë aktivit, s’ke asnjë anëtar, nuk përfaqëson askënd”, tha Bardhi, duke iu drejtuar Shabanit.

Në përgjigje, Shabani i tha Bardhit “qenke idiot ti, o shpifës çfarë fondesh më ka dhënë Edi Rama mua. Do të padis për shpifje dhe turp të kesh, legen. Unë kam marrë fondet nga KQZ, sikundër ke marrë edhe ti.

Por ti merr lekë edhe nga oligarkët, ndërsa unë i padis ata”.

“Cilin ke paditur ti? Një kalë të ngordhur si Ilir Beqaj”, i tha Bardhi, Shabanit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×