“Gangster që vë gjoba”/ U dhunua barbarisht, polici bashkiak në Vlorë: Ishin babë e bir, policia i la të lirë

VLORË

Detaje të reja zbardhen për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku u dhunua barbarisht një punonjës i policisë bashkiake. Bruno Jazaj ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavijonin e kirurgjisë.

Jazaj ka folur me gazetarin Enrik Mehmeti duke treguar dhe ngjarjen e rëndë.

Sipas Jazaj dy personat janë Kristi Sota dhe Todi Sota, babë e birë nga fshati Bestrovë. “Ata u shoqëruan dhe u lënë të lirë . Kjo më ka indinjuar më shumë”, tha Jazaj.

Sipas tij e kanë goditur për shkak të detyrës pasi i kanë përmendur një gjobë makine. “Gangster që vë gjoba”, mësohet se i kanë thënë dy autorët, por Jazaj deklaron se kishte 4 muaj operator dhe jo në terren.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×