Video/ Bardhi kundër propozimit të Mirakës/ “Përgjegjësi politike!”, Berisha i kthehet ashpër: Po lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, ik jep llogari në SPAK për vrasjen në Elbasan

Sali Berisha31

Kreu i PD-së, Sali Berisha i është kthyer ashpër Gazment Bardhit pasi ky i fundit kundërshtoi propozimit të Simon Mirakës që të ishte anëtar i Autoritetit të Dosjeve.

Berisha theksoi se Bardhi po lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, ndërsa e akuzoi atë se ka përgjegjësi politike për vrasjen në Elbasan.

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bënë për të shpëtuar shpirtin, por është i pashpresë. Është i pashpresë. Të zbardh njëherë, të mos i thur lavde SPAK-ut, po të zbardh pak rolin e tij në vrasjen në Elbasan. E them sepse ai nuk ishte…askush nuk është për t’u vrarë. Ne jemi vend që nuk kemi dënime me vdekje. Bardhi dhe Balla janë përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Ndaj të shkoj të japë sqarime.”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×