Video/ “Vlerësimi për 3800 dosje do bëhet nga ushtarët e partisë”, Berisha: Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në 3 shkallë, Rama dhe don Agaçio…

Sali Berisha3

“Vlerësimi për rreth 3800 dosja do bëhet nga ushtarët e partisë”. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha sot në bashkëbisedimin me gazetarët teksa ka denoncuar vendimin e fundit të qeverisë.

Berisha tha se Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në 3 shkallë dhe se Edi Rama dhe Engjëll Agaçi janë bërë tani gjykatësit supremë me këtë vendim turpi dhe antikushtetues.

“E sigurt dora e zezë e Delinës, me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ do përzgjedhë përsosmërisht kundrejt barrëve të rënda, ryshfeteve etj. se kush do falet dhe kush s’do falet. S’ka nevojë për gjykatës. Tani dalin Delinistët. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë edhe sot funksionon nga 2-3 që kishte ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshëm të dosjeve që janë krijuar.

Maxhoranca nuk plotëson vendet pa asnjë pengesë nga askush tjetër. Pse e bën këtë, sepse do gjykatës të klonuar alla Sadush, si i thanë alla Dvoran, Dvorani është akoma lojtar rezervë. Stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë, por zgjidhja është gjetur o burra të hapim tenderin e fundit të turpshëm që të vjelim miliona, miliona, miliona euro në çështjet civile duke ua faturuar tërësisht këtë në kurriz qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve shqiptarë. Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në 3 shkallë. Përkundrazi shkallë supreme e drejtësisë tani është Edi Rama dhe don Agaçio. Janë bërë tani gjykatësit supremë me këtë vendim turpi dhe antikushtetues.

Ju duhet ta dini se gjykata në kundërshtim me Kushtetutën ka hapur praktikën e revokimit të vendimeve të gjykatës së lartë në seancë, tani kalon në seancë këshillimi, pa i njoftuar palët. Do të thotë që një ditë prej ditësh ti e gjen veten pa shtëpi, e gjen veten pa pronë, e gjen veten pa ortakëri në biznes sepse nuk ftohesh më në gjyq. Nuk besoj se në kohërat më të errëta të diktaturës të ketë ekzistuar kjo formë, kaq perverse, kaq antiligjore, kaq antikushtetuese. Do prisni ju vendimet në fletore zyrtare. Nuk mund të ketë degradim të drejtësisë në këtë shkallë siç thotë në këtë vendim”, deklaroi Berisha.

Ai tha se përmes kësaj praktike Sado Gjykata po cenon rëndë procesin e rregullit ligjor, duke shkelur rëndë parimin e sigurisë juridike.

“Nuk ka shtet ligjor pa sigurinë juridike. Të gjitha vendimet pa sigurinë juridike, janë vendime në letër. Ky plan i qartë është përgatitur nga Sadushi në bashkëpunim me Agaçion për të shkelur me këmbë të drejtat e qytetarëve shqiptarë duke i zvarritur me vite për çështje që kanë ardhur koha të dëgjohen.

Së fundi, plani i qartë i masave i koordinuar mes Sadushit, Edi Ramës dhe Don Agaçio është groposja e rekurseve të institucioneve shtetërore, kompanive ku ka më shumë se 50% aksione shteti apo avokaturës së shtetit që mbron interesat pasurore të shtetit me justifikimin e reformës në drejtësi”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×