Zgjedhjet e 11 majit/ Rama takim në Shkodër: Na akuzojnë se populli nuk ka ujë e bukë! BE nuk merret me politikë, por jemi prag anëtarësimi

Kryeministri ndodhet sot në Shkodër ku po zhvillon një takim me qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit.

“Shtysa që të ndërmarr këtë cikël prezantimesh të panoramës së përgjegjshme ekonomike dhe të investimeve të bëra në 3 mandate, më ka ardhur në mënyrë të befasishme pas një mbrëmjeje kur po lundroja nëpër pasqyrat e botës, gjë që e bëj çdo natë vonë. Mu desh të hyja në pasqyrat e kënetës këtu sepse ishte shfaqja e parë e anketimit të parë të atij sondazhistit të Trump…
..atëherë mendova pse duhet të tregojmë disa të dhëna pse populli nuk është i trembur i shitur apo i blerë. Por nëse populli mendon që vendi po shkon në vendin e duhur kjo është sepse reflektohet jetë a e tyre e përditshme.
Thonë njerëzit po vdesin për buke dhe nuk kanë ujë, nuk janë rritur pagat, por njerëzit e dinë ndryshimin.
Sa ç’janë ndërtuar rrugë fshati në një dekadë nuk janë bërë në të gjitha vitet e marra së bashku.
Nuk është populli problemi, problemi është që informacioni për punët e bëra nuk është pasqyruar. Nuk ka vend për lajmet e mira.
Nëse nuk do të ishin bërë këto punë nuk do të ishin në dyert e BE sepse për negociatat BE nuk merret me politikë fare”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook