“Unë nuk i bullizoj, të pyesin veten pse u dhemb satira”, Rama vijon ironinë ndaj opozitës: ‘Bufin’ e fusin në hije nëpër takime tani, bretkosat rrinë në diell

Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët në Lezhë, ku vijoi tonet e ashpra ndaj opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike.

Duke mos kursyer ironinë dhe satirën, Rama e cilësoi sërish PD-në si një “kënetë”, ndërsa liderin e saj, Sali Berisha, e quajti “bufin e kënetës”.

“Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb”, deklaroi kreu i qeverisë, duke iu referuar reagimeve nga opozita.

Ai vijoi me analogjinë duke thënë: “E fusin bufin në hije tani dhe të tjerët rrinë në diell. Siç mblidhen bretkosat gërr-gërr në kënetë, ashtu dhe ata.”

Rama theksoi se vota e 11 majit do të jetë një mundësi për të forcuar vijimësinë e projekteve të zhvillimit dhe për të shmangur, sipas tij, rikthimin në “batakun e së kaluarës”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook