“Delikuente dhe e pafytyrë”/ Berisha shënjestron gjyqtaren e GJKKO: Është përfolur për ryshfete gjysmë milionë, vendimet e saj nul

Pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj saj, duke e cilësuar si të dënuar më parë dhe të përfolur për korrupsion. Ndërsa ka hedhur dyshime mbi ligjshmërinë e vendimeve të saj gjyqësore.

Sali Berisha: Njeriu që kryeson Gjykatën Speciale shqiptare ishte një delikuente e pafytyrë, e pamoralë, e pakarakter e dënuar me burg në vendet fqinje dhe përdorej si skllave nga Edi Rama. Irena me 5 mbiemra është dënuar, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, rezulton se më 2005 është dënuar nga Kolegji Penal i Janinës me burg e gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar si kryetare e Gjykatës Speciale nga Rama e Balla dhe është keqpërdorur nga Altin Dumani. Ajo ka fshehur dënimin.

Vendimet e saj bëhen automatikisht të pavlefshme. Është dënuar për falsifikim. Është turp i Ulsi Manjës, që në regjistrimet telefonike, rezulton se përpos se 500 mijë nga emigranti, i kërkonte çantën Luis Vuiton. Manja tha se çantën e do për tjetërkënd, por nuk po i hyj intimiteteve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook