Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy më sy” iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale dhe deklaroi se më 16 maj në Tiranë do të mbërrijnë udhëheqësit kryesorë të kontinentit europian.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë që të votojnë për Partinë Socialiste, duke e lidhur atë me të ardhmen europiane të vendit.
Rama tha se, ndonëse mbetet i pakënaqur me shumë gjëra, është ambicioz për të përmirësuar më tej qeverisjen, ndërsa shtoi se shumica e shqiptarëve e ndjejnë ndryshimin dhe se hyrja në BE do të sjellë një Shqipëri të re.
Edi Rama: Diaspora të votojë për PS, për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Më 16 maj do të vijnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit europian në Tiranë. Unë jam i pakënaqur për shumë gjëra dhe jam dhe ambicioz që të bëj gjërat më mirë. Shumica e shqiptarëve e ndjen ndryshimin. Shqiptarët sot s’janë më njerëz që shihen si njerëz pa vlerë. Kur do hyjmë në BE, do kemi një Shqipëri të re. Mos e votoni Kënetën. Sot pagat janë rritur, kreditë e këqija janë vetëm 4 përqind.
(Arena e Lajmit)