Laçi zbriti një kategori më poshtë, teksa kanë filluar largimet nga skuadra. Pas asaj të Cordeiros, me klubin kurbinas ka ndarë rrugët edhe Christian Lima.
Lima, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.
“Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit, presidentit dhe drejtorëve, jam mirënjohës për këto dy sezone që kam veshur këtë fanellë. U uroj suksese të gjithëve në klub”, shkruan braziliani.
