Sali Berisha, gjatë takimit dje në Klos, u shpreh se ishte qeveria në udhëheqjen e PD-së që inicioi Rrugën e Arbrit, ndërsa iu deshën 6 vite ta përfunduar, duke harxhuar 5-fish më shumë.
Kreu i PD-së lëshoi akuza edhe për ish-kreun e Bashkisë Burrel, teksa nga oficer garde, u bë njeriu më i pasur i Matit.
Berisha në Klos:
Ju falënderoj shumë përzemërsisht, për këtë pritje kaq të ngrohtë, kaq vonë, por unë nuk mund ta kaloja turin tim në Dibër pa u ndal tek ju.
Banorët e mrekullueshëm, mbështetësit e fuqishëm të PD, pa u përshëndetur me ju dhe kam shumë kënaqësi që vij këtu me Xhelal Mziun, udhëheqësin e qarkut të Dibrës për PD-ASHM, dhe këta kandidatë për deputetë, personalitete të vërtetë të këtij qarku, të PD dhe të vendit në tërësi, të cilët do t’ju përfaqësojnë ju dhe interesat tuaja me dinjitet të madh në parlamentin e ardhshëm.
Unë, nuk ka nevojë t’ju flas për këta kandidatë për deputetë, se i njihni vet, sa i njoh dhe unë. Por një gjë është e sigurt, se midis Basir Çollakut, Xhemal Gjunkshit, Xhelal Mziut. Midis Përparim Spahiut, dhe ish-kryetares së PD dhe tani kandidate, Denisa Vata, dhe përfaqësuesve të tyre në Mat dhe në Dibër, është një ndryshim i jashtëzakonshëm.
Miq, ky Agron Malaj, para disa vitesh, ky ishte oficer në organet e rendit apo të Gardës së Republikës. Sot ky, është njeriu më i pasur i Matit dhe ju siguroj se, atë pasuri, së bashku me vëllain e tij, Fatosin, e ka qindarkë për qindarkë të vendosur vetëm nga korrupsioni shtetëror, nga tenderat, që normalisht nuk duhet t’i fitonte kurrë në shtet.
Këta krijuan një sistem që nuk ka ekzistuar kurrë. Këta krijuan sistemin që, paratë dhe taksat tuaja që përdoren për shkolla, për ndërtime, për të gjitha, t’i marrin për vete. Të krijojnë sipërmarrje dhe t’i marrin vet.
Dhe, çfarë solli kjo? Kjo solli, po të vish sot në Mat, dhe kudo në jug, janë të mbetura aty ku kanë qenë, asnjë investim të përfillshëm. Rrugë të rrënuara, shkolla të rrënuara, qendra shëndetësore të shkatërruara. Ndërkohë, miliarda e miliarda euro tendera të shndërruara në pasuri të tyre.
Ndaj dhe, çfarë bëri Edi Rama, miq.
Edi Rama i mori një e nga një këta dhe i tha: këto para që keni vjedhur, unë i dua vota.
Ju vërtetë u bëtë pasanikë, por tani unë dua vota.
Secili prej tyre, në mënyrë absolute, ka dosje në prokurori për vjedhje dhe korrupsion. Dhe këta tani, bëjnë gjithçka të rrëmbejnë votat tuaja.
Por ky është vetëm njëri aspekt. E keni dëgjuar shumë ju se ka akuzuar Edi Ramën se ka diskriminuar veriun. E ka diskriminuar, ua them unë, se kot nuk mund ta akuzoja kurrë.
Ai është një njeri që trashëgon urrejtje për veriun, sepse e kanë patur baballarët e tij atë urrejtje dhe me radhë. Por, çfarë mund t’ju them për këtë.
Ai, edhe jugun. Paratë i ka çuar atje, por ai ka vjedhur, nuk ka investuar për qytetarët. Jo, absolutisht!
Unë isha në Gramsh. Asnjë kilometër rrugë. Edhe t’u them një gjë, Gramshi është jashtëzakonisht i paurbanizuar, të themi të vërtetën. Asnjë kilometër, asnjë investim. Vetëm propagandë.
Ishte në dibër dhe foli tha: nuk them më që nuk do bëj Rrugën e Arbrit. Dy gjëra do t’u them ju dhe të gjithë banorëve të këtij qarku.
Në mënyrë absolute, Rruga e Arbrit për Edi Ramën nuk bëhej kurrë, ta dini këtë.
Se, nuk thotë dot 1 kilometër rrugë të re që ka hapur në të gjithë zonën e veriut, 1 kilometër, po jo më të hapte Rrugën e Arbrit. E dyta, ju garantoj, sepse thashë, ne e ndërtuam 32 kilometrat mbetën 27, ato nuk mund të lihen të papërfunduara. Dhe e lamë gati. Paratë dhe kontratën. E prishi kontratën.
Tani bëri ç’bëri një gjë dua t’u them banorëve të këtij qarku, që ajo rrugë, e cila në kontratë është për t’u vendosur taksa, nuk do vendos taksë kurrë në atë në rrugë. Dhe ju duhet që do të qarkulloni pa asnjë taksë, sikundër ju,sikundër të gjithë. Se ka vënë dy taksa. Për të ardhur tjetri nga Tropoja, duhet të paguajë një taksë në Kalimash dhe një taksë tek Ura e Limuthit. Dy taksa, por nuk janë pak. Se janë 7 euro së bashku, dhe po të jetë kamion është 40 euro, është 50 euro, është qamet. Këto do të hiqen në mënyrë përfundimtare.
()