Krimet zgjedhore, BKH dhe policia kontrolle në Shkodër pas procedimeve penale të SPAK

Agjentët e BKH dhe Policia e Shkodrës kanë kryer kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona të Shkodrës, përfshirë Malësinë e Madhe, Barbullush, Bushat, dhe Mjedë.

Raportohet se këto veprime janë pjesë e një hetimi të gjerë lidhur me krimet zgjedhore që janë regjistruar nga SPAK (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krimi i Organizuar) në këtë zonë.

Hetimi ka të bëjë me dyshimet për shkelje të ligjit zgjedhor, të cilat mund të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Agjentët e BKH, të mbështetur nga oficerë dhe patrulla të DVP Shkodër, kanë qenë në terren për të realizuar kontrolle dhe mbledhur prova të rëndësishme.

Prokurori i SPAK i caktuar për këtë hetim është Dritan Prençi, i cili ka marrë përsipër udhëheqjen e hetimeve për të zbardhur çdo abuzim që mund të ketë ndodhur gjatë procesit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook