Ashpërsohet retorika/ Alizoti sulmon Ramën dhe Ballën: Mbreti i llumit dhe “intelektuali” më i madh i Shqipërisë. Respekto disnivelin!

Vijojnë dhe bëhen edhe me të ashpra përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit politik të Elbasanit nga radhët e PD, Tomor Alizoti.

Pas deklaratave të kreut të qeverisë në drejtim të tij, mbrëmjen e së mërkurës erdhi edhe përgjigjja e demokratit.

“Çuni i Kristaqit, respekto disnivelin, respekto që je mbreti i llumit siç ke qenë gjithnjë. Ka një koncept në filozofinë e njohjes, si e shohin njerëzit botën. Dhe i famshmi Kant thotë njerëzit botën e shohin siç janë vetë. Nëse je çyryk, të duken të gjithë çyrykë. Të nderuar demokratë çohuni të gjithë që këtë njeri ordiner, siç erdhi pa brekë ta çojmë pa brekë”, u shpreh Alizoti.

Demokrati nuk i ndali ironitë edhe ndaj Taulant Ballës.

“Kam edhe një kërkesë falje sepse e ula pak regjistrin dhe i kërkoj ndjesë intelektualit më të madh që ka prodhuar Shqipëria që është Taulant Balla i cili mund të jetë prekur nga ulja e nivelit politik. Ndjesë qytetarëve të Elbasanit, por njerëzve banalë u duhet thënë se kush janë siç janë”, vijoi ai.

Drejtuesi politik i Elbasanit nuk harroi të përmendë edhe Ervin Salianjin.

“Dua të përshëndes vëllanë tonë, mikun tonë që çyryku e burgosi, Ervin Salianji”.

Alizoti i bëri këto deklarata gjatë mitingut përmbyllës të opozitës në qytetin e Elbasanit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook