Po kryhet sot fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.
Edi Rama: Shumë urime dhe me këmbë të mbarë për të gjithë punonjësit që janë këtu të pranishëm,. Të falënderoj grupin e ardhur nga Kosova që janë këtu të pranishëm dhe të shpreh besimin se kjo shqiponjë 2 krenare që është krijuar në trupin e aeroportit me burime njerëzore nga Kosova e Shqipëria do ta ngrenë shumë lart emrin e aeroportit për cilësinë e shërbimit.
Ky nuk ishte një projekt aspak i lehtë, madje sfidues. U ngrit 2 metra mbi terrenin, për të garantuar një platformë solide me të gjithë parametrat e sigurisë që do të certifikohen nga të gjithë institucioneve ndërkombëtare.