Rama premton nga Vlora: Në aeroport do punësohen mbi 1000 persona, do vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Vlorë, ka bërë një sërë premtimesh lidhur me zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të zonës.

Ai theksoi se në Aeroportin e ri të Vlorës do të punësohen mbi 1000 persona, kryesisht të rinj dhe të reja, ndërsa paralajmëroi nisjen e fluturimeve shumë shpejt. Sipas Ramës, aeroporti do të shërbejë si një pikë e rëndësishme për transportin e mallrave dhe pasagjerëve, si dhe do të përfshijë një qendër për riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve të kompanive më të mëdha europiane.

Krahas kësaj, ai njoftoi ngritjen e një baze për formimin e kuadrove të aviacionit civil, zhvillimin e Triportit si port tregtar e peshkimi, si dhe ndërtimin e një prej porteve më të bukura të jahteve në Mesdhe. Rama shtoi se në Vlorë kanë filluar të ngrihen hotele të reja dhe se shumë shpejt në zonë do të vijnë markat më prestigjioze të hotelerisë, duke e shndërruar bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në rajon.

Edi Rama në Vlorë: Në aeroportin e Vlorës do punësohen mbi 1000 njerëz, kryesisht djem dhe vajza të reja. Aeroporti nuk do ketë vetëm avionë pasagjerë, por do ketë edhe avionë të ngarkesave, që do të çojnë e sjellin mallra e pako të të gjitha përmasave, siç ndodh në të gjithë botën. Do ketë qendër për riparimin e mirëmbajtjen e avionëve të disa prej kompanive më të mëdha europiane. Shumë shpejt nisin fluturimet në Aeroportin e Vlorës. Këtu do jetë baza për aviacionin civil, që do formojë kuadrot e aviacionit civil. Vlora do ketë ndër portet më të bukura të jahteve në Mesdhe. Triporti do jetë port serioz për anijet që marrin dhe sjellin mallra si dhe për anijet e peshkimit. Hotelet kanë nisur t’i ngrihen. Në Vlorë do vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë. Bregdeti i Vlorës do bëhet ndër destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook