Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet si drejtues dhe financues i një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar që kërkohet është 11 vite e 4 muaj burgim.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, gjatë hetimeve janë evidentuar nëntë episode të trafikut të drogës, ku është provuar se janë trafikuar gjithsej 912 kilogramë marijuanë. Vlera e lëndës narkotike të trafikuar arrin shumën prej 3.374.400 eurosh.
Islam Sefa dyshohet se ka drejtuar dhe financuar aktivitetin kriminal në Gjermani, duke u bërë pjesë kyçe e një skeme të mirëorganizuar të trafikut të narkotikëve.
(Arena e Lajmit)