Agron Shehaj mbyll fushatën në Tiranë: Ne nuk shitemi! “Mundësia” në krahë të shqiptarëve që duan t’ia dalin me punë

Kryetari i Partia Mundësia, Agron Shehaj ka shpalosur vizionin e forcës politike që ai drejton për një Shqipëri që ia del me punë, pa pasur nevojë për t’i shtrirë dorën zyrtarëve të korruptuar, apo një burokracie të fryre dhe pagesa taksash që nuk kthehen mbrapsht në shërbime për qytetarët. Me këtë frymë, për një Shqipëri me më pak shtet në kurrizin e qytetarëve, Shehaj bëri thirrje që të dielën e 11 majit qytetarët të votojnë Partinë Mundësia dhe kandidatët e saj me numrin 10 në fletën e votimit.

Sipas Shehajt, nga kjo votë për Mundësinë, “do të nisi ndryshimi per te cilin vendi ka nevojë. Ky do te jete momenti i ktheses se madhe”.

Duke iu përgjigjur sulmeve dhe akuzave që janë hedhur mbi të gjatë fushatës elektorale, Agron Shehaj tha se vizioni i Mundësia për këtë ndryshim ka trembur kastën e vjetër politike, të cilët janë mësuar me pazare.

“Kjo eshte arsyeja pse ata jane te shqetesuar. Kjo eshte arsyeja pse me sulmojne mua dhe kjo eshte arsyeja pse ju thone juve qe nuk do t’ia dalim.

Dhe le të jemi të qartë: Ata kanë frikë nga ne sepse e dinë që ne nuk blihemi. sepse ne ia kemi dalë me punë të ndershme, jo me pazare, jo fale lidhjeve politikë”, u shpreh Shehaj.

Partia Mundësia mbylli fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, në Pallatin e Kongreseve. Në fletën e votimit, Mundësia mban numrin 10.

Pjesë nga fjala e Agron Shehaj:

Në këto ditë të fundit të fushatës, dua të jem i drejtperdrejt: Muajt e fundit ne kemi filluar të shkundim politikën shqiptare, dhe kemi nje mesazh të qarte per te gjithe: Ky është vetëm fillimi!

Të dielën, kur të dilni e të votoni për partinë Mundësia, kur të zgjidhni kandidatët tanë që të përfaqësojnë zërin tuaj në Parlamentin e ardhshem, aty do të nisi ndryshimi per te cilin vendi ka nevojë.

Ky do te jete momenti i ktheses se madhe. Kjo eshte arsyeja pse ata jane te shqetesuar. Kjo eshte arsyeja pse me sulmojne mua dhe kjo eshte arsyeja pse ju thone juve qe nuk do t’ia dalim.

Dhe le të jemi të qartë: Ata kanë frikë nga ne sepse e dinë që ne nuk blihemi. sepse ne ia kemi dalë me punë të ndershme, jo me pazare, jo fale lidhjeve politikë. Ky është vizioni yne për Shqipërinë, një të ardhme ku kushdo që do t’ia dalë mund të besojë se suksesi arrihet vetëm me punë, pa pasur nevojë të përballet me një burokraci të fryrë, pa pasur nevojë ti shtrije doren zyrtarëve korruptuar, pa pasur nevojë të paguajë taksa që nuk i kthehen në shërbime.

Të heqësh shtetin nga kurrizi i shqiptarëve nuk është thjesht një premtim, është një vizion, është zgjidhja për ta bërë Shqipërinë një vend të pasur.

Sepse më pak shtet do të thotë më shumë rritje ekonomike.

Më pak shtet do të thotë më shumë para në xhepat e qytetarëve.

Më pak shtet do të thotë çrrënjosje e korrupsionit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook