Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ka siguruar mbështetësit e forcës së tij politike se nuk do të zhgënjehen me zgjedhjen e tyre të dielën e 11 Majit për të dërguar në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësuesit e tyre krah Erald Kaprit dhe Barbara Dodës.
Sipas Shehajt, kjo që ka nisur Mundësia do të jetë një rrugë e gjatë, dhe theksoi se sulmet nuk do i ndalin deputetët e kësaj partie për të denoncuar aferat e pista dhe korrupsionin qeveritar.
“Të diel, më 11 maj, është mundësia jonë për të nisur ndryshimin! Por asgjë nuk do të ndodhë nëse secili prej nesh nuk ben pjesen e tij. Nese nuk votoni masivisht per partine Mundesia dhe kandidatet tane”, theksoi Shehaj.
Pjesë nga fjala e Agron Shehaj:
Ka qenë një rrugë e gjatë, dhe sot nuk jemi në fund të saj, përkundrazi.
Ta dini: Ata kanë tentuar të më ndalin edhe më parë, kur denoncova aferat e tyre të pista, kur denoncova korrupsionin. Por nuk u tërhoqa. Dhe nuk do të tërhiqem – pas 11 majit, kur të na zgjidhni mua, Erald Kaprin, Barbara Dodën, apo kandidatët e tjerë të partisë Mundësia, ne do të jemi të pandalshëm në misionin tonë për të ndërtuar një Shqipërië të lirë, transparente dhe një vend ku të gjithë mund të jetojmë me dinjitet. Më besoni: Nuk do t’ju zhgënjej! Ndryshimi po fillon. Shqiptarët duan ndryshimin.
Ne e dimë, si në politikë por edhe në biznes: Rezultati varet nga puna në ekip. Dhe suksesi vjen vetëm kur mundohemi bashkë, kur secili bën pjesën e vet. Dhe mos kini asnjë dyshim, une do te bej pjesen time. Por me duhet edhe ndihma juaj.
Sepse pa ju, asgjë nga ato që kemi thënë gjatë kësaj fushate nuk është e mundur. Pa ju nuk mund ta ndërtojmë këtë ndryshim për të cilin po përpiqemi. Të diel, më 11 maj, është mundësia jonë për të nisur ndryshimin! Por asgjë nuk do të ndodhë nëse secili prej nesh nuk bën pjesën e tij. Nëse nuk votoni masivisht për partinë Mundësia dhe kandidatët tanë.