“S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka”, Rama në mbyllje të fushatës: PS, fuqia e pandalshme e rilindjes, kundërshtarët nuk na mundin dot me votë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, që u zhvillua këtë mbrëmje në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë.
“Ne socialistët ishim shembur përtokë, rruga jonë për të fituar zemrat e Shqipërisë nisi nga një mjegull e ftohtë e një disfate të rëndë… por karakteri i pathyeshëm na ngjiti përsëri.”

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te transformimi i Tiranës dhe beteja për kryeqytetin, duke theksuar se humbja e përkohshme ishte “sprova e fundit para ngjitjes së pandalshme të PS”.

Rama u shpreh me siguri për një tjetër fitore historike më 11 maj:
“Ne e rimorëm qendrën e politikës shqiptare dhe do të qëndrojmë aty pas kësaj fitoreje. Kundërshtarët tanë nuk kanë për të kuptuar kurrë se nuk na mundin dot, sepse nuk e kuptojnë pse i mundim çdo herë e më thellë.”

Me ironinë e zakonshme, ai hodhi poshtë figurat e reja të opozitës:
“Ata që me demek janë prurje të reja nuk ngjajnë me ne, ngjajnë me kundërshtarët tanë të kahershëm – dava humbësash!”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook