Kandidati i PD Xhemal Gjunkshi denoncon me emra: Terrorizëm elektoral në Dibër

Kandidati i PD-së në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar me emra socialistët që tentojnë të blejnë vota në Dibër.

Gjunkshi e ka cilësuar këtë se një terrorizëm elektoralë që po bëhet në dibër

Postimi i Xhemal Gjunkshit:

Deklaratë urgjente

Terrorizëm elektoral në Dibër

Informacionet që më vijnë nga terreni janë alaramante. Vetëm dy ditë para 11 majit, terroristët elektoralë kanë nisur blerjen e votës, e kërcënimet ndaj votuesve.

Ata janë:

Bekim Krashi,

Arben Keshi,

Jeton Dani,

Gerald Kosiqi,

Esat Gjura,

Danjel Gjura

dhe të gjithë soji dhe sorrollopi i rilindjes me në krye Drejtuesin e Partisë Socialiste në Dibër Blendi Klosi.

I bëj thirrje SPAK, të ndërhyjë e të mbajë nën mbikqyrje persinat e mësipërm, të cilët janë duke terroirzuar dibranët.

Policia e Shtetit, është kthyer në Policinë e Pushtetit. Nuk ndërhyjnë, nuk veprojnë në respektim të ligjit dhe lejojnë terroristët elektoralë të kërcënojnë, intimidojnë votuesit.

Paralajmërim çdo terroristi elektoral. Të mos guxojnë të kërcënojnë banorët e Dibrës. Edhe nëse ata nuk shqetësohen nga Policia e Pushtetit, ne jemi aty, për të mbrojtur votën e çdo qytetari.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook