Partizani, Gega: Ndeshje pozitive, jam i kënaqur me ekipin

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega dha mendimin e tij pas fitores 1-2 ndaj Dinamos (Finalja e vogel e Final Four).

“Kam gati një muaj, plus drejtori teknik ka dy muaj, i kam parë të gjitha ndeshjet e moshave. Besoj që me ata çfarë kam parë, do ndihmojnë, do bënin performancë të mirë. Jam shumë i lumtur për të rinjtë. Të gjithë dhanë më të mirën. Përformuan shumë mirë, por duhet të jemi më këmbë në tokë, hera e para që luajnë 90 minuta.  

Futëm 3 lojtarë që kanë qenë stabël, është bërë një hap i mirë. Do kemi idetë më të qarta. Me shumë qetësi do të mundohemi të shkojmë në fazë përgatitore me 100 % bindje.  

E kam një farë guximi, për të aktivizuar të rinjtë. Kur thirren në stërvitje dhe shikon që kanë kualitet, pse jo mos ua japësh shansin. Kanë kontribuar edhe me ekipet e moshave. Po të isha më i qetë dhe ekipi të ishte në tjetër situatë, do besoja më shumë.  

Deri tani duken shumë djem të mirë, të dedikuar dhe falenderues. Na jep kënaqësi kjo gjë, siç na dha sot. 

Himallari sa i ka mbushur 16-vjeç, u bë pjesë ekipit të parë me kontratë, si Tedi Mala. Është edhe Vata, për moshën që ka një pjekuri të avancuar. Janë fëmijë, duhet të jemi jo të rreptë dhe t’i menaxhojmë mirë. Më bëri përshtypje që ishin të gjithë të lumtur. I uruam të tre. Luajtëm kundër një ekipi me lojtarë profesionistë di Dinamo.  

Kur kam ardhur këtu, kisha një ide nga lartë për Sembenen dhe secilin. Kur i shikon nga afër, shikon edhe elementët cilësorë. Në mesfushë ishim shumë të butë. Duhet dikush të shkatërrojë dhe të fitojë topin e parë. Besoj se në vazhdim do të jetë projekti jonë.  

Ja dua të mirën lojtarëve. Është tjetërsuar Sembene, është afruar më shumë me ekipin, është pjesë e klubit.  

Në qoftë se bëjnë mirë, del diçka për mirë. T’u marrim maksimumin dhe t’iu rrisim vlerën lojtarëve. 

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në merkato. Do ulemi me klubin dhe stafin. Jemi në kupat e Europës, duhet të jemi të përgatitur. Çipi është djalë i mirë, i ri. Sot e pati shansin dhe bëri shumë mirë, jam i lumtur, por është vetëm fillimin. 

Jata është projekt i klubit. Kam pasur pak kohë. Gjithmonë e kam pasur në mendjen, që lojtarëve që kanë ardhur t’iu jap mundësinë. Bëri shumë mirë, do e shikoj me qetësi, është pjesë e klubit dhe ekipit. Është djalë i ri, ka nevojë për t’u rritur.  

Kishim ide të qartë që lojtarët e rinj kanë potencial. Mënyrën si luajmë ta ndërtojmë në bazë të filozofisë që kemi pasur. Kemi nevojë të gjithë për t’u përmirësuar. Ishte ndeshje për vend të tretë, që nuk ka vlerë të madhe, vlerë ka performanca”, 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook