Përfshihet nga flakët automjeti në lagjen “1 Maji” në Elbasan, shkrumbohet plotësisht, tymi mbulon zonën

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një prej lagjeve në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “1 Maji”, ku flakët janë shoqëruar me shtëllunga të mëdha tymi, duke krijuar panik te banorët dhe kalimtarët.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka përfshirë automjetin për shkaqe ende të paqarta, ndërsa pritet që të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×