Shpëtim Idrizi: Çdo votë është akt përgjegjësie ndaj vendit dhe shpresës që kemi për të

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, garues në listën nr. 1 të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun e Tiranës, votoi sot në orën 11:00 në çerdhen nr. 54, Njësia Bashkiake nr. 2, së bashku me familjen.

Pas votimit, Idrizi u ndal te rëndësia e ditës, duke e cilësuar 11 majin si më shumë sesa një proces zgjedhor – një ditë ndërgjegjeje kombëtare.

“Sot është dita e qytetarëve të zakonshëm, të cilët me votën e tyre dhe me vullnetin e lirë përcaktojnë të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme,” tha ai.

Kreu i PDIU-së nënvizoi se, pavarësisht të metave, demokracia është forma më e mirë që kemi për të shprehur vullnetin si qytetarë. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe të qetë, duke e cilësuar votën si një akt dashurie për vendin.

“Uroj që kjo të jetë një ditë e qetë, e paqtë dhe e denjë për çdo shqiptar, një ditë shprese për një vend që ka potencialet dhe njerëzit për t’u bërë një vend i zhvilluar dhe demokratik,” deklaroi ai.

“Sot qytetarët kanë pushtetin. Dhe votimi i tyre është mënyra më e mirë për të treguar kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj së ardhmes së Shqipërisë,” përfundoi Idrizi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook