Pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në orën 19:00 dhe dorëzimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit në mbarë vendin, ka nisur numërimi. Siç raportojnë gazetarët e News24, materialet zgjedhore janë shoqëruar nga forca të policisë të cilat janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Pusteci, bashkia më e vogël e qarkut ka nisur numërimin dhe do të jetë e para që do të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve në këtë bashki.
Ndërkohë, nga rezultati i bërë publik nga numërimi i 6 kutive të para të Bashkisë së Vorës, koalicioni PD-ASHM është në avantazh me 21 vota ndaj PS. (KLIKO KËTU)
LIVE – News24 transmetim maratonë
ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE
Ora 23:01 – Ç’po ndodh në Kamëz? Një tjetër kuti e pavlefshme, vullneti i votuesve nuk do të numërohet
Kamza bëhet me dy kuti të pavlefshme. Pasi rezultoi një kuti e dëmtuar ngë zona e Bathores dhe u mor vendimi që ajo të shpallej e pavlefshme, një tjetër kuti nuk do të numërohet.
Kutia me numër 1567/1 i përket zonës së Kamzës. Nuk dihet nëse edhe kjo ishte e dëmtuar si ajo e Bathores, apo vulat e mbylljes nuk kanë qenë në rregull.
Megjithëse votat nga diaspora kanë mbërritur më herët, numërimi i tyre ka nisur vetëm në orën 22:30. Do të jetë nga një tavolinë për çdo qark. Procedura është e njëjtë, e ndarë sipas qarqeve.
Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për kandidatët. I gjithë ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.
Siç raporton gazetari i News24, Renaldo Salianji, i pranishëm në këtë numërim, që mund të cilësohet historik, është edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Po ashtu, prezentë janë edhe dy drejtuesit politikë të partive kryesore për Diasporën, Jozefina Topalli e PD-së dhe Taulant Balla i PS-së.
Ora 22:15 – Kamëz/ Një kuti e Bathores e pavlefshme, ishte i dëmtuar kapaku
Në Kamëz pritet nga momenti në moment të nisë procesi i numërimit të votave, por nga 89 të tilla në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një e tillë është klasifikuar e parregullt.
Siç raporton gazetarja e News24, Fatmira Nikolli, gjatë dorëzimit të kutive në KZAZ 28, një kuti e zonës së Bathores, edhe pse ishte vulosur sipas procedurave dhe ishte bërë procesverbali, është klasifikuar si e pavlefshme.
Kjo pasi disa fletë ishin jashtë kutisë, ishte dëmtuar kapaku i sipërm. Nuk dihet ende se si ka ndodhur, në momentin e mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por fakt është se kjo kuti nuk do të numërohet, edhe pse qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre. Edhe dy kuti të materilave zgjedhore kanë qenë të dëmtuara, por kutitë e tyre do të numërohen, pasi janë të vulosura.
Ora 22:10- Numërohen 3 kutitë e para në bashkinë e Pustecit/ Ja rezultati PS-PD në bashkinë më të vogël të qarkut Korçë
Ka përfunduar numërimi i votave në 3 kutitë e para për bashkinë e Pustecit, e para që ka nisur këtë proces pas përfundimit të procesit zgjedhor në orën 19:00.
Sic raporton gazetarja e News24, Lorena Kodra, në kutinë e parë rezultati është 130 për Ps dhe 52 për PD; në kutinë e dytë 150 PS dhe 118 PD dhe në kutinë e tretë 139 PS dhe 38 PD, dukë theksuar avantazhin në total për PS me 414 vota në raport me 205 që ka marrë PD. Numërimi vijon.
Ora 21:10 – Pogradec/ Fillon numërimi në Pustec, Bashkia më e vogël e qarkut e cila nxjerr rezultatet e para
Ora 21:00 siguron rezultatin e numërimit elektronik në 6 qendra votimi të Bashkisë së Vorës
siguron rezultatin nga numërimi elektronik i 6 kutive të para në Bashkinë e Vorës, nga 44 qendra votimi që u zhvillua votim dhe numërim elektronik.
Në 4 qendra votimi të Vorës kryeson koalicioni opozitar.
PD-ASHM kanë siguruar 522 vota.
Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 501 vota.
PD-ASHM janë në avantazh të ngushtë prej 21 votash kur pritet të dalë edhe rezultati i 38 QV të Vorës.
Qendra e votimit: 2037
PD-ASHM – 111
PS – 87
Qendra e Votimit: 2038
PD-ASHM – 106
PS – 74
Qendra e Votimit: 2038/01
PD-ASHM – 129 vota
PS – 68 vota
Qendra e Votimit: 1558
PD-ASHM – 42 vota
PS – 124 vota
Qendra e Votimit: 1301
PD-ASHM – 35 vota
PS – 85 vota
Qendra e Votimit: 2037.01
PD-ASHM – 99 vota
PS – 63 vota
()