
Gerta Gixhari do të rikthehet në ekran si moderatore.
Pas eksperiencës në Big Brother Vip, gazetarja e njohur do të hedhë pas krahëve eksperiencën në RTSH, për t’u bërë pjesë e Top Channel.
Vip Magazine ka mësuar ekskluzivisht se ajo do të jetë pjesë e panelit të moderatoreve në emisionin “Goca dhe gra”.
Nuk dihet kush do të jenë së bashku me Gertën në këtë edicion. Nga sezoni i fundit, Einxhel duket duket se do të marrë një tjetër periudhë pause, pasi është në pritje të ëmbël.
Gerta shkoi deri në gjysmëfinale në edicionin e katërt të BBVA, ndërsa shumë e kanë komentuar si një finaliste potenciale per shkak të dinamikave brenda shtëpisë!