“Kontratën ia kanë fshehur edhe ministrit”, deputeti i PD: Çeta e rilindësve iu është vërsulur bazave detare! Përse nuk ka hetime? Peleshi hedh poshtë akuzat: Spekulime!

9d6113c6 Dd72 4caa 8af9 A13c80b9acc3

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se tek Forcave të Armatosura është bërë grabitja më e madhe, duke u shprehur se korrupsioni dëmton kapacitetet operacione.

Më tej Xhaferraj tha se çeta e rilindësve iu është vërsulur bazave detare.

“Zoti ministër ishte shumë dobët sepse po trajtonte çështje që nuk i njeh. I tradhtoi paraardhësit. Folët dhe u munduar të justifikonit paraardhësit. Fole por nuk the asgjë. Gjithçka nis me ligjin e 2014, i cili flet për kompetencat e presidentit të Republikës. Rreth 67 % e sipërfaqes është nxjerrë nga plani i përhapjes pa miratimin e presidentit. Lidhur më bazën e Kuçovës më datë 18 maj në takimin m zyrtarët e atje më është dëshmuar se investimet e para kanë nisur që në vitin 2000. Kompania private sot ka zero investime dhe zero të punësuar. Ministri thotë është gënjeshtër, por fotoja që unë kam është e datës 18 maj. Edhe kanë katër vite jashtë kontrate askush nuk ndërhyn sepse ne kemi thjesht një çetë rilindëse. Përse nuk ka një hetim zoti ministër. Historia e ndodhur në bazën detare në Shëngjin është korruptive…

Nga ana e tij të gjitha akuzat, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka konsideruar spekulime.

Peleshi: Të gjitha spekulime, nxirrni një kontratë shitje të një prone tjetër. S’më ke pyetur nëse Ushtria ndonjë herë ka privatizuar ndonjë pronë. Unë e kam nxjerrë statistikën për zhvillimet para vitit 2013.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×