Video/ “Asnjë pronë në bazën e Kuçovës s’ka dalë nga plani i përhapjes”, ministri Peleshi-Xhaferrajt: Më thoni një rast kur keni kërkuar informacion dhe nuk ju është dhënë!

8a5cd9c2 9d41 46e0 8406 Bc86658398ce

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se baza e Kuçovës është ndër më të rëndësishmet në rajon, është kthyer në bazë të NATO-s.

Ndërsa iu përgjigj deputeti të PD, Ferdinand Xhaferraj i cili deklaroi se pronat e ushtrisë po u jepeshin Investitorëve Strategjikë privatë për t’i shfrytëzuar për biznese hoteleri, ai gjithashtu theksoi se nuk ka dhënë miratim për asnjë pronë me qira.

“Asnjë pronë nuk ka dalë nga plani i përhapjes.”, ka thënë Peleshi, duke shtuar: Gjykata kanë dhënë prona në mes të bazës dhe aty ka filluar problemi.

Më tej shtoi se thelbi i problemit qëndron në faktin se në kohën kur qeveristë një parti tjetër, janë bërë kthime pronash.

“Baza e Kuçovës sot është kthyer në bazë taktike ajrore të NATO-s është në ndërtim, por është një ngjarje shumë pozitivë.  Agresioni rus ka ndryshuar skemën e sigurisë. Sot që e kemi këtë bazë jemi krenar dhe është arritje e kësaj kohë, arritje e kësaj qeverie që sot po e bën realitet. Ju thatë mungesë transparence, por nuk e shpjeguat pse. Ka pasur ndonjë rast kur ju si deputet keni kërkuar informacion dhe nuk ju është dhënë? Më thoni një rast”, u shpreh ai,.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×