
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e premte në orën 17:00 për të zgjedhur sekretarin e Përgjithshëm, dy nënkryetarët dhe sekretariatin e partisë.
Gazetari Osman Stafa bëri të ditur në një lidhje direkte në News 24, se për postin e Sekretarit të Përgjithshëm do të ketë disa kandidatë.
Ndërkohë që më e qartë është gara për postet e dy nënkryetarëve. Burimet bëjnë të ditur se Oerd Bylykbashi është njëri prej kandidatëve potencialë që do të garojë për këtë pozicion. Ai e ka shprehur edhe publikisht ambicien e tij për këtë post.
Ndërkohë që emri i dytë potencial që mund të zgjidhet në postin e nënkryetarit është ai i Luçiano Boçit.
Në të njëjtën kohë në mbledhjen e të premtes të Këshillit Kombëtar do të votohen edhe sekretarët e rinj të partisë.