“Opozita kashtë e …”, Balla: Nuk ndaj të njëjtin mendim! Nuk mund të bëjmë pis emrin e ri të Presidentit më firmën e atij që është kundër SHBA

Balla Konferenca (1)

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballan në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri theksoi se PS është treguar serioze në këtë proces.

Gjithashtu Balla ritheksoi se kreu i PD Sali Berisha nuk do të merret në konsideratë ndërsa shtoi se negociatat i bëjnë vetëm me tri Grupet Parlamentare.

Më tej shtoi se opozita është institucion i rëndësishëm i demokracisë në Shqipëri dhe se nuk mund të quhet opozitë kashtë e koq* siç edhe e kanë quajtur.

“Afati i shqyrtimit të kandidaturën të jetë ora 16:00 data 4 qershor. Sa i përket çështjeve që u ngritën nga Fatmir Mediu, dua të them se të gjithë jemi dëshmitarë të diskutimeve në Konferencën e Kryetarëve. Propozimi ynë i parë ka qenë që raundi i parë, ishte që procesi të përfundonte brenda datës 24 maj. Në konferencë kemi hasur në kërkesë të opozitës për të marrë më shumë kohë. Po ashtu kemi pasur një dakordësi që në raundin e dytë dhe të tretë propozimet të vijnë nga opozita. Ne kemi rënë dakord që mazhoranca nuk do të propozojë në raundin e dytë dhe të tretë. Ne kemi bërë një përjashtim që është në nderin e demokracisë shqiptare që Sali Berisha nuk mund të merret në konsideratë në asnjë lloj forme konsultimi. Me shumë keqardhje kam deklaruar rastin e Simon Mirakës që të hiqet firma e Berishës. Kemi thënë që do të negociojmë vetëm me tri Grupe Parlamentare të opozitës. Është në dinjitetin e parlamentit shqiptar që një person i shpallur non-grata për minim të demokracisë të mos ketë as firmë në procesin për presidentin e ri. Nuk mund të bëjmë pis emrin e ri të Presidentit më firmën e këtij individi. Me ata që janë hapur kundër SHBA ne nuk negociojmë. Ne kemi respektuar marrëveshjen fjalë për fjalë deri në raundin e tretë, kemi pritur me dëshirë qoftë listë emrash qoftë kandidatë unikë. E patët mundësinë dy raunde…Sa për vlerësimin tuaj për kashtë dhe epitete të tjera nuk bashkëndaj mendimin tuaj, e konsideroj opozitën institucion të rëndësishëm dhe këto vlerësime nuk i bëjnë mirë demokracisë në Shqipëri”, tha ai.

(BalkaWeb)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×