EMRI/ Përndiqte të miturën dhe e kanoste për t’i marrë para, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Sarandë

Përndiqte një të mitur, duke e kanosur për t’i marrë para, ndalohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, 35-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera mbi bazën e kallëzimit të bërë nga familjarët e një shtetaseje të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin Erlin Guçe, 35 vjeç, banues në Sarandë.

Bazuar në kallëzimin e familjarëve dhe në provat e siguruara gjatë hetimit, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën, përreth 1 vit, dhe duke e kanosur, i ka marrë asaj, një shumë të konsiderueshme parash.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.


“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×