Deputetja e re e PS në kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Korçës, Romina Kuko, e ftuar në “LOG.” tha se kur duhen dhe 10 mijë zarfa të votës së Diasporës të lexohen për këtë qark, PS pret mandatin e 7-të.
Kuko tha se në raport me zgjedhjet parlamentare 2021, Korça ka ruajtur numrin e votave për PS, ku në 2025 u morën 57 mijë vota. Ndërsa në përqindje, PS ka shënuar rritje me 54% në zgjedhje e 11 majit, në raport me 48% që u konstatua në 2021.
Romina Kuko: Kur janë dhe 10 mijë zarfa dhe presim mandatin e 7 në Korcë. Kemi ruajtur votat tona, një mandat mangët kemi, është një fitore solide dhe e qartë e qarkut Korcë.
Në 2025 kemi marrë 57 mijë vota, në 2021 48% e votave në qark, tani jemi 54% jemi rritur në përqindje.
()