Rihanna rikthehet pas 8 vitesh, por fansat nuk janë aq entuziastë sa mendoni

Pas thuajse një dekade pritjeje, Rihanna më në fund ka thyer heshtjen muzikore. Por, ajo që nisi si një lajm që “shpërtheu” rrjetin, përfundoi me një valë zhgënjimi.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila nuk ka publikuar një album që prej Anti në vitin 2016, njoftoi se këtë të premte do të publikohet kënga e saj e re “Friend of Mine”. Por, ajo çfarë shumë fansa nuk e prisnin, ishte fakti që kënga nuk është pjesë e albumit të shumëpërfolur “R9”, por thjesht një këngë për kolonën zanore të filmit të animuar Smurfs 2, ku Rihanna i jep zërin personazhit të Smurfette.

Reagimet në rrjet nuk vonuan. “Menduam se po vinte R9, po na erdhi një këngë për Smurfs”, shkroi një përdorues në X (Twitter). Të tjerë e quajtën një “tallje kolektive me ndjenjat tona”, ndërsa dikush u shpreh troç: “Na jep ‘What’s My Name’, jo këngë për kukulla blu!”

Edhe pse me nota dance dhe influenca afrobeats, kënga nuk ka arritur të shuajë etjen për projektin e madh që fansat presin që prej vitesh.

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë: Rihanna është zyrtarisht në rikthim. Dhe ndonëse aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të tretë me A$AP Rocky, ajo ka deklaruar se shtatzënia nuk do të ndikojë në kthimin e saj në muzikë.

Me pak fjalë, kjo s’është R9 – por është një fillim. Dhe me Rihannën, edhe një gjurmë është më mirë se asgjë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook