Deputetja e qarkut Korçë, Romina Kuko, gjatë një lidhjeje live në News 24, deklaroi se Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë dhe domethënëse në zgjedhje. Ajo theksoi se rezultati është fryt i punës së gjatë dhe përkushtimit të strukturave të partisë në terren, si dhe besimit që qytetarët kanë treguar ndaj programit të PS-së.
Në fokus të deklaratës së saj ishte edhe zhvillimi i qarkut të Korçës, përparimi në turizëm dhe angazhimi për integrimin në Bashkimin Europian.
Romina Kuko: Ne kemi arritur një fitore cilësore në zgjedhje. Rezultati është i jashtëzakonshëm dhe duhet të na bëjë shumë krenarë. Rezultati është rezultat i një pune të madhe të strukturave të PS. Qytetarët besuan sërish tek programi i PS-së. Njerëzit votuan për PS, sepse votuan për stabilitetin. Më 2013, Korça ka pasur një bujtinë, ndërsa tashmë ka mbi 150 bujtina. Sigurisht që të gjitha premtimet janë të vështira të mbahen. Kryepremtimi i PS është integrimi në BE, ku jemi në rrugë të mirë.
(Arena e Lajmit)