Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do të jetë pjesë e tryezës së liderve evropianë, që do të mblidhen në Samitin Evropian të BE, më 16 maj në kryeqytet.
Në Rinas, Zelensky është pritur nga ministri i Mbrojtjes Piro Vengu. Gjatë ditës së sotme në Tiranë kanë mbërritur dhe krerë të lartë të BE si Ursula Von der Leyhen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri britanik Keir Starmer etj. Më 16 maj, do të organizohet Komuniteti politik Evropian në Tiranë, i pari takim në Ballkanin Perëndimor.
()