Ish-ministri i Jashtëm, Profesor Paskal Milo, i ftuar në “LOG.” në News24, u shpreh se SHBA po tregohet më e matur me në krye Trump karshi Shqipërisë, më saktë në urimin për Ramën, që deri tani mungon.
Por sipas Milos, ardhja e dhëndrit të Trump në Tiranë është një mesazh. Ndërsa sa i takon Samitit më 16 maj, Milo pohoi se kjo është gjë e mirë, sepse rritet imazhi i Shqipërisë, edhe pse nuk ka lidhje me vendime për vendin tonë.
“Kujdesi që tregojnë SHBA në Shqipëri për zgjedhjet bëhet se po presin të përfundojnë numërimet e votave. Kjo ndodh tani sepse tani është Donald Trump në krye, që tregohet më i matur në politikën e jashtme. Në Tiranë do të vijë dhëndri i Trump. Është një mesazh.
Samiti që po bëhet tani nuk është mbështetje për Edi Ramën, pasi ajo është programuar kohë më parë. Aty do të diskutohen shumë gjëra, por nuk ka vendime. Për ne është çështje imazhi, sepse për një ditë do të jemi në kanalet më prestigjoze të botës. Për Tiranën është një imazh, por nuk ndikon ky samit në ecurinë drejt BE-së, sepse nuk mblidhet për Shqipërinë” – tha Milo.
()