Ministri Vengu pret homologun e tij francez: Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Francës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes do të intesifikohet edhe më tej.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti në një takim zyrtar homologun e tij francez Sébastien Lecornu, në të parën vizitë të një ministri të Forcave të Armatosura të Francës në vendin tonë.

Pas pritjes me truprojë nderi, dy ministrat zhvilluan një takim tête-à-tête dhe më pas, bashkë me delegacionet që i shoqëronin, zhvilluan një takim ku në fokus të diskutimeve ishin modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes, industria ushtarake, si dhe trajnimi e edukimi.

Në përfundim të takimit të delegacioneve, ministrat Vengu dhe Lecornu nënshkruan marrëveshjen teknike për blerjen e sistemit të vëzhgimit ajror nga një kontraktor industrial francez.

Në përfundim, dy ministrat dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, në të cilën zoti Vengu theksoi rëndësinë e këtij takimi, duke e konsideruar si një shtysë domethënëse në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Marrëveshjen teknike për modernizimin e Forcës sonë Ajrore me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ministri Vengu e konsideroi si tregues të qartë të një investimi strategjik për nevojat kombëtare dhe në funksion të Aleancës.

Nga ana e tij, ministri i Forcave të Armatosura të Francës Sébastien Lecornu, e cilësoi marrëveshjen e nënshkruar si shumë të rëndësishme jo vetëm për rritjen e kapaciteteve të Forcës Ajrore shqiptare, por edhe për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate.

Vizita zyrtare e ministrit të Forcave të Armatosura të Francës në vendin tonë zhvillohet edhe në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur sot në Tiranë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook