
Edhe pse është një nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri që arrin në mbi 113 miliardë dollarë, Bill Gates nuk i reziston një hamburgeri klasik nga McDonald’s. Dhe e dini çfarë? Ai nuk ka pse të paguajë kurrë më për të.
Themeluesi i Microsoft është një nga shumë pak njerëzit në botë që zotëron një kartë “Gold” nga McDonald’s, e cila i garanton ushqim falas, në çdo degë të rrjetit, në çdo cep të botës – përjetësisht.
Gates e ka pranuar se një hamburger me djathë i shijon si luks i vërtetë, edhe pse mund të blejë të gjithë zinxhirin e fast-food-it nëse do donte. Karta e tij e artë është më shumë se një privilegj – është një “akses VIP” në një klub ultra-ekskluziv.
Miku i tij i ngushtë, Warren Buffett, ka një kartë të ngjashme, por e vlefshme vetëm në Omaha. Ndërsa ajo e Gates është globale, një fakt që Buffett e ka pohuar me të qeshur në një intervistë për CNBC.
McDonald’s nuk publikon listën e plotë të “të përzgjedhurve” me kartën “McGold”, por dihet që janë vetëm një grusht personash shumë të famshëm dhe disa fitues konkursesh që kanë këtë status unik.