Përfaqësuesja shqiptare e vajzave do të zhvillojë më 30 maj dhe 3 qershor dy ndeshjet e fundit në kuadër të UEFA Nations League. Këto takime janë vendimtare për vajzat kuqezi, pasi do të përcaktojnë nëse Shqipëria do të ruajë vendin në Ligën B apo do të bjerë në Ligën C për edicionin e ardhshëm kualifikues.
Ndeshja e parë do të luhet më 30 maj, në orën 19:00, ndaj Ukrainës. UEFA ka vendosur që kjo sfidë të zhvillohet në stadiumin “Varteks” në Varazdin, Kroaci.
Takimi i fundit i këtij edicioni për Shqipërinë do të jetë ai ndaj Çekisë, që do të luhet më 3 qershor, po në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin B4 me 6 pikë pas katër ndeshjesh të zhvilluara. Ukraina kryeson grupin me 10 pikë, e ndjekur nga Çekia me 7 pikë, ndërsa Kroacia mbyll renditjen me 0 pikë.
Stafi teknik do të publikojë listën e futbollistëve të grumbulluara për këto sfida pas disa ditësh.
Ukrainë – Shqipëri, 30 maj, ora 19:00 – stadiumi “Varteks”, Varaždin
Shqipëri – Çeki, 3 qershor, ora 19:00 – “Loro Boriçi”, Shkodër