
Sipas dokumentarit të ri të TMZ-së me titull “TMZ Heton: Çfarë i ndodhi Justin Bieber-it?”, thuhet se Justin Bieber ishte në një pozicion të vështirë financiar kur shiti të drejtat e këngëve të tij disa vite më parë. Këngëtari 31-vjeçar shiti gati 300 nga këngët e tij te Hipgnosis Songs Capital për 200 milionë dollarë, në një marrëveshje që, siç thuhet në dokumentar, u bë sepse ylli ishte “në prag të kolapsit financiar”.
Producenti ekzekutiv i TMZ, Harvey Levine, pretendon se këngëtari i famshëm kishte fituar midis 500 milionë dhe 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij, por në fund u “detyrua të shiste katalogun e tij muzikor sepse i mbaruan paratë”, kryesisht për shkak të borxheve të grumbulluara pas anulimit të turneut të tij botëror Justice në vitin 2022.
Levine gjithashtu pretendon se kur menaxheri i atëhershëm i Bieberit, Scooter Braun, mësoi për shitjen e synuar, ai e nxiti atë të priste deri në janar 2023 për të siguruar lehtësime tatimore. Por, siç thotë ai: “Justin tha ‘Duhet ta shes tani’.” Dhe e shiti në dhjetor. “Ishte kaq keq financiarisht,” argumenton Levin.
Mbetet e paqartë se si është shpenzuar saktësisht pasuria e tij, por TMZ raportoi se gjatë turneut Justice World Tour, Bieber zotëronte tetë autobusë turneu, njëri prej të cilëve u rinovua me një kosto prej 2 milionë dollarësh.