“Pritet një proces maratonë”! Gazetarja tregon sa do të zgjasë gjyqi i Berishës: Ish-kryeministri mund të jetë vetë i pranishëm në seancë

Gazetarja Klodiana Lala raporton se procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë maratonë.

Lala tha se gjyqi mund të zgjasë deri në 2 vite pasi të gjithë personat e pyetur nga SPAK në cilësinë e dëshmitarëve apo të pandehurve do të pyeten në seancat gjyqësore.

Ajo theksoi se kryetari i PD mund të jetë edhe vetë i pranishëm në seancën e parë që do të zhvillohet pasi të jetë hedhur shorti për gjykimin në themel.

Klodiana Lala: Seanca paraprake është zvarritur prej 7 muajsh. Zoti Berisha do të përballet tanimë me drejtësinë në një proces të zakonshëm, pasi nuk kanë paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar. Dosja do të kalojë në themel, do të hidhet shorti sipas ligjit tek një tjetër gjyqtar dhe do të fillojë gjykimi nga e para. Kjo do të thotë se çdo person i pyetur nga SPAK në cilësinë e dëshmitarit apo personit që ka dijeni apo të pandehurit, do të japë shpjegime para drejtësisë. E po ashtu, çdo akt ekspertimi kontabël apo financiar që ka të bëjë me procedurat e privatizimit të “Partizanit” duhet po ashtu t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor. Ç’ka do të thoët se do të duhet një kohë mjaft e gjatë 1 apo 2 vite që procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit dhe të pandehurve të tjerë të përfundojë në shkallën e parë.

Do të jetë një proces maratonë që do të kërkojë kohë dhe shqyrtim gjyqësor për secilën provë që ndodhet në dosjen gjyqësore. Seanca e parë do të jetë një seancë ku të gjitha mediat do të jenë të pranishme.

Z.Berisha mund të jetë i pranishëm në seancë, për t’u përballur me drejtësinë, bashkë me të pandehurit e tjerë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook