“Samiti në Tiranë, një ushtrim tjetër për Shqipërinë”, eksperti i integrimit Geron Kamberi: BE është lokomotiva

I ftuar në “Opinion” në News24, Geron Kamberi, ekspert për integrimin evropian, foli për Samitin e Komunitetit Politik Europian mbajtur në Tiranë, të cilën e quajti një ushtrim të kaluar me sukses.

Eksperti Kamberi pohoi gjithashtu se BE-ja është lokomotiva e integrimit, sigurisë dhe paqes, jo më kot ka marrë edhe çmimin Nobel për paqe.

“Samiti në Tiranë, për Shqipërinë ishte një ushtrim tjetër nëse është e aftë të organizojë samite të tilla, qoftë edhe për sigurinë. E pamë të gjithë, duke e thënë jo vetëm ne, që kaloi me sukses. Nuk ishte hera e parë që mblidhen krerë shtetesh.

Samiti i Komunitetit Politik Europian është më shumë një format dialogu. Për këtë, lokomotiva është BE, që përherë merr iniciativa të tilla, edhe pse në këtë samit marrin pjesë jo vetëm vende të BE, por edhe shtete të tjera, që me demokracinë janë ende të brishta” – u shpreh ndër të tjera Kamberi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook