Detaje të reja nga atentati në Durrës/ Autorët e mbajtën nën vëzhgim, i zunë pritë dhe…! Sekuestrohen kamerat e sigurisë. Ja pista ku po heton policia

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në orët e para të së martës në qytetin e Durrësit, ku 29-vjeçari Ermir Dedja humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Burime policore bëjnë me dije se viktima ishte i njohur për autoritetet dhe ishte i skeduar për përfshirje në trafik droge dhe vepra të tjera penale.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Haxhiaj, i riu kishte pasur konflikte me persona të tjerë dhe dyshohet se autorët i kanë zënë pritë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën dhe kanë ditur saktësisht orën kur ai do të dilte nga banesa. Sulmi ka ndodhur pranë një qendre shëndetësore, e cila është dëmtuar nga plumbat.

Zona ku ndodhi ngjarja është e mbuluar me kamera sigurie, për shkak të pranisë së disa qendrave mjekësore private dhe laboratorëve, çka e bën të mundur mbikëqyrjen thuajse të plotë të rrugës. Ekspertët janë duke sekuestruar pamjet filmike me shpresën se ngjarja është regjistruar.

Të shtënat kanë shkaktuar panik tek banorët e lagjes, të cilët kanë qenë edhe të parët që kanë njoftuar policinë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook